Në kuadrin e aktiviteteve të planifikuara nga Departamenti i Drejtësisë, në datë 28 maj 2008, në UB u zhvillua lektoriumi i hapur me studentët e drejtësisë dhe z. Shkëlqim Gjata, Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Qëllimi i këtij lektoriumi të hapur ishte njohja me ndryshimet e fundit në Kushtetute në lidhje me sistemin zgjedhor.
Z. Gjata bëri një trajtim të hollësishëm dhe të gjithanshëm të sistemit tonë zgjedhor, historikut të zhvillimit të tij, ndryshimeve që ka pësuar dhe problematikës së deritanishme të hasur. Ndryshimet e bëra në Kushtetutë kërkojnë edhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që pritet të ndryshojë së shpejti, duke reflektuar këto ndryshime, gjë që u trajtua në mënyrë të vecantë në kuadrin e reformes zgjedhore.
Prezantimi u prit me interes nga studentët, dhe u shoqërua edhe me pyetje të ndryshme në lidhje me problematikën zgjedhore.