Instituti Shqiptar për Çështje Publike ka nisur implementimin e projektit "Mbështetje për monitorimin civil të strategjive të zhvillimit të Bashkisë Vlorë", financuar nga ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet programit të granteve të vogla të Komisionit të Demokracisë.
Projekti ka si qëllim monitorimin e implementimit të planeve dhe strategjive të zhvillimit ekonomik lokal të bashkisë Vlorë, duke u fokusuar në çështjet e mjedisit dhe duke rritur pjesëmarrjen e qytetarëve dhe grupeve të interesit. Kjo do të konkretizohet me krijimin e një forumi permanent monitorimi, me pjesëmarrjen e, duke krijuar një mekanizëm të qëndrueshëm.
Projekti do të ketë një kohëzgjatje 9 mujore dhe parashikon shtrirjen në bashki të tjera të vendit në të ardhmen.
