Në vazhdim të Stinës së Librit në UB, gazetari dhe publicisti i mirënjohur, Z. Blendi Fevziu, vizitoi kampusin qëndror të Universiteti Barleti, në 15 Dhjetor 2011, në kuadër të promovimit të librit të tij të ri me titull: "Enver Hoxha". Z. Fevziu pasi shpjegoi se megjithëse faktet në liber janë të hulumtuara dhe dokumentuara nga arkiva qëndrore e shtetit Shqiptar, në bashkepunim me arkiva personale të personave që jetuan atë periudhe, preku disa momente specifike të figurave të njohura shqiptare në botë, qoftë fetare apo kulturore, të cilet ishin përplasur me Enver Hoxhen dhe sistemin e tij diktatorial. Ai më pas, duke ju pergjigjur një pyetje të një barletasi se pse kishte zgjedhur pikërisht Enver Hoxhën, tregoi shume hapur se si "Hoxha kishte zgjedhur atë dhe jo e kundërta", duke treguar kështu fillimet e këtij libri, i cili u nis me idenë e një dokumentari, por kerkimet e shumta sollën në rezultat një libër, të redaktuar nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe publicisti Aurel Plasari. Me pas duke ju përgjigjur një pyetjeje nga audienca, ai dha një pasqyrë të bashkëshortes së Hoxhës, duke treguar tipare të karakterit të saj dhe influencën që kish patur tek bashkëshorti. Studentë dhe stafi i UB-së treguan një interes të madh mbi librin fillimisht, e më pas mbi personalitetin e vetë Z. Fevziu. Të pranishëm në audiencë ishin dhe maturantë e mësues të shkollës partnere, Meridian +. Ky aktivitet u organizua nga Zyra e Aktiviteteve Studentore (ZAS) dhe Dekanit të Studentëve, me synimin për të promovuar tek studentet, artin e librit, shkrimit dhe zgjerimin e njohurive mbi historinë dhe shoqërine Shqiptare.
