Më datë 16 dhjetor 2011, u zhvillua në Universitetin "Barleti" nga Znj. Zineb Touimi-Benjelloum, Përfaqësuese e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, njëherazi Koordinatore e përhershme e PNUD-it, një leksion i hapur me temë: " Partneriteti i OKB-së në Shqipëri: e kaluara dhe e tashmja"
Leksioni u organizua falë një nisme të përbashkët të Departamentit të Çështjeve Publike dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe u mbajt në prani të stafit akademik dhe studentëve. Ai u hap me fjalën përshëndetëse të Rektorit të Universitetit, Prof. Dr. Marenglen Spiro, i cili i uroi mirëseardhjen Znj. Touimi-Benjelloum.
Përfaqësuesja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri bëri një përshkrim të shkurtër historik të rolit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe e përqëndroi fjalën e saj në marrëveshjet e bashkëpunimit dhe të partneritetit ndër vite.
Znj. Touimi-Benjelloum vuri theksin se Kombet e Bashkuara në Shqipëri punojnë ngushtësisht me Qeverinë dhe partnerë të tjerë përfshirë shoqërinë civile, akademike dhe sektorin privat duke siguruar mbështetje efikase dhe asistencë teknike për përmbushjen e prioriteteve kombëtare. Ajo u ndal në sfidat me të cilat po përballet sot Shqipëria në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian si dhe theksoi se përmbushja e tyre është pasojë e konsolidimit politik dhe angazhimit të gjithë aktorëve në vend.
Në përfundim Përfaqësuesja e përhershme e Kombeve të Bashkuara bëri një përshkrim të shkurtër mbi zhvillimet aktuale të Kombeve të Bashkuara duke iu referuar kryesisht marrëveshjes së firmosur me Qeverinë Shqiptare për periudhën 2012-2016. Kjo marrëveshje, jo vetëm do të forcojë bashkëpunimin e deri tanishëm, por do të sigurojë një spektër më të gjerë të ekspertizës teknike.
Znj. Touimi-Benjelloum ishte e hapur për pyetje të cilat u fokusuan në këto pika:
