Mesditen e se shtunes, 3 Dhjetor 2011, i cilesiuar si "i urti" i politikes shqiptare, Z. Sabri Godo u nda nga jeta, duke lene pas familjen, miqte por edhe njerezit e thjeshte te cilet vleresonin kontributin e tij ne shoqeri. Pervec kesaj, Z. Godo la nje vend bosh ne bordin drejtues te UB, duke i hequr shansin e madh studenteve tane per tu njohur dhe vjelur kete mendje te arte.
Z. Godo nepermjet mencurise dhe maturise se tij ka pasur mundesine te udheheqe politikane te vjeter e te rinj, me nje devotshmeri te spikatur, e gjitha per hir te se mires se madhe shqiptare.
Z. Godo, humbi luften e tij me nje semundje ne mushkeri ne moshen 82 vjecare. Pas trajtimeve intensive qe kish marre ne spital, ai kishte shprehur deshiren te zhvendosej ne shtepine e tij , per te jetuar castet e fundit prane familjes. Ai u varros me protokoll shteteror pas nderimeve qe ju bene nga figurat e larta te vendit si dhe publiku i thjeshte, ne ambjentet e Parlamentit Shqiptar.
Kush ishte Sabri Godo?
Sabri Godo ishte i njohur si politikan, shkrimtar dhe skenarist ne kulturen shqiptare. Lindi në qytetin e Delvinës më 8 gusht të viti 1929. Shkollën e fillore e kreu po në këtë qytet dhe më pas shkollën e mesme e vazhdoi në Tiranë.
Godo e la gjimnazin në mes në vitin e tretë, ku mori pjesë në luftën antifashiste nacionalçlirimtare nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia.
Sabri Godos iu desh të largohej nga Shqipëria së bashku me nënën e tij sepse përndiqej politikisht. Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tre mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime.
Në janar të vitit 1991 ai themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet.
Aktualisht Godo mbante postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Politikani Godo ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme. Ai sherbente si anetar ne bordin drejtues te Univeristetit "Barleti" qe prej themelimit te ketij te fundit ne vitin 2005.
Veprat e tij (kronologjikisht):
