Në kuadër të Ditës Botërore për Zero Diskriminim, Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, (AIPA) dhe ESN Albania organizuan webinar-in me studentët e Universitetit Barleti, me folës dhe aktivistë të njohur në fushën e të drejtave të njeriut. Eventi i datës 1 Mars bashkoi aktivistë, ekspertë dhe të rinj studentë në përkrahje të të drejtave të njeriut dhe një drejtësie sociale. Përgjatë një bashkëbisedimi virtual me studentët, webinari solli perspektiva të ndryshme të diskriminimit në realitetin global dhe shqiptar, për një fenomen sa kompleks edhe të prekshëm.
Eurona Leka, Drejtore Ekzekutive e AIPA bëri një prezantim të kuadrit ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar kundër diskriminimit, si dhe të koncepteve thelbësore.
Bledar Taho, Drejtor i Përgjithshëm i IRCA theksoi problematikat e komunitetit rom dhe egjiptian si dhe propozoi disa rekomandime drejt integrimit të mëtejshëm, sidomos në nismat e edukimit. Erida Curraj, bashkë-themeluese e WeWomen tregoi sfidat që gratë dhe vajzat ndeshin në botën e punës dhe biznesit, si dhe rëndësinë e rrjetëzimit për fuqizimin e grave dhe vajzave në zhvillimin profesional. Erisa Zemzadja, Ambasadore e Re Europiane në WeBalkans ndau me audiencën eksperiencën e saj gjatë studimeve në SHBA dhe përfshirjen në Black Lives Matter. Lutjona Lula, ESN Albania u fokusua mbi rëndësin ë dhe rolin e edukimit formal dhe jo-formal si dhe aktivizmit rinor në formimin e qytetarëve aktivë dhe forcimin e mendimit kritik ndaj fenomenit.
Ndërkohë, ky webinar shërbeu si hap i parë për propozime të mundshme nga studentët dhe të rinj dhe për të nxitur më tej aktivizmin rinor