Dy perfaqesues nga Universiteti "Barleti" kane marre pjese ne tryzen e rrumbullaket te organizuar nga ASAN (Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote) ne 28 Nentor ne kuader te organizimit te aktiviteteve per 100 vjetorin e pavaresise se vendit.
Aktiviteti i cili u mbajt ne ambjentet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences kishte te ftuar perfaqesues te ndryshem (studente dhe staf) nga Universitete publike dhe private ne vend si dhe nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Qellimi i ketij workshop-i ishte mbledhja e ideve te ndryshme per zhvillimin e aktiviteteve studentore me synim bashkepunimin e institucioneve arsimore ne vend sipas emertimit te bere nga Zv. Ministri i Arsimit dhe Shkences, Z. Halit Shamata si "punetore te mendjes" qe kane si vizion te perbashket integrimin e Shqiperise ne tryezen Europiane.
Platforma nderuniversitare e cilat kishte nje synim ambicioz te organizimit te 100 aktiviteteve brenda nje viti, mbartte kater drejtime krysore per aktivitetet sipas tematikave te caktuara akademike, sportive, kulturore dhe shoqerore. Kater grupet e formuara ne kete workshop punuan duke dhene ide te ndryshme te cilat do te bashkohen ne nje liste kryesore. Nje mbledhje tjeter ne vijim do te diskutoje se cilat aktivitete nga kjo liste do te sillen ne jete.
Keto organizime do te marrin mbeshtetjen e plote te Ministrise se Arsimit dhe Shkences. UB eshte krenar per kontributin e duartrokitur qe dha gjate ketij workshop-i, kontribut i cili do te pasohet me organizime konkrete nga perfaqesuesit e UB-se.
