Me 25 nëntor 2011, Fondacioni Hanns-Seidel, Ceapal në bashkëpunim me AIPA (Instituti Shqiptar për Cështje Publike) në UB organizuan në Hotel Sheraton një konferencë shkencore me temë "Gjuha politike, komunikimi politik dhe mediat".
Midis personaliteteve nga fusha e politikës dhe medias në këtë konferencë referuan edhe dy nga lektorët e universitetit "Barleti", Znj. Zamira Cavo dhe Z. Erion Kristo.
Ndër të tjera në këtë konferencë u theksua se sot politika nuk ka arritur ende të jetë përfaqësuese e të gjitha grupeve dhe nuk ka një ndarje të qartë politike si mbeshtetje ideologjike por më shumë një ndarje e bazuar mbi trashëgiminë familjare.
Gjuha politike, komunikimi politik dhe etika sot janë zhvlerësuar dhe shpërfytyruar, duke u përdorur dialekti i inatit dhe shkaterrimi me cdo kusht e forme i rivalit politik duke zhdukur gati plotesisht cdo komunikim midis paleve. E megjithate thelbi i etikës nuk është pushteti dhe as monologu, por qytetaria. Ndërkohë që politika është e pashmangshme, politikanët duhet tNULLi binden vullnetit politik të opinionit publik.