E hëna e dates 17 tetor 2001 shënoi ditën e parë të shkollës për sezonin akademik 2011 - 2012 në Universitetin Barleti. Qindra studentë u rikthyen sot në auditorët e ndryshëm për të vijuar studimet e tyre të larta, ata u mirëpritën që në orët e para të mëngjesit nga stafi akademik dhe drejtues i universitetit. Shumë studentë të rinj i janë shtuar këtë vit trupës studentore të Universitetit tonë. Këta djem dhe vajza nisën sot ditën e parë të javës së orientimit dhe u përshëndetën qysh në fillim me Rektorin e Universitetit, Prof. Dr. Marenglen Spiron, Administatoren e Deleguar, Znj. Berberi dhe Prorektorin studentor, Dr. Lekë Sokolin.
Java e orientimit i prezanton studentët nga afër me të gjithë pedagogët, zyrat e ndryshme në shërbim të tyre dhe i orienton në shërbimet e ndryshme që ata përfitojnë si studentë të UB-së në mënyrë që të rinjtë të mund të nxjerrin maksimumin nga përvoja e tyre arsimore në Universitet.
Në orën 11:30 studentët e vitit të parë u takuan dhe folën me Dekanen e Studentëve, Znj. Elona Bano, dhe pedagogun e komunikimit, Blendi Salaj. Studentët u njohën me aktivitetet e shumta akademike, sociale dhe kulturore që do të mund të shijojnë gjatë jetës studentore në UB dhe u orientuan në lidhje me Klubet Studentore. Pedagogu Salaj i ftoi studentët të bëhen pjesë e stafit të revistës studentore dhe i grupit që do të menaxhojë RadioStacionin e studentëve të Universitetit Barleti. Java në vazhdim është e mbushur me më shumë aktivitete prezantuese dhe vizita në Kampusin e dytë të UB-së.
