Trajnim Intensiv: Edukimi dhe Zhvillimi i Fëmijëve me Nevoja të Veçanta nëpërmjet përdorimit të teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit
Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, në kuadër të Projektit SPECIAL organizoi online, në datat 18 - 20.11.2020, trajnimin intensiv, me temë “Edukimi dhe Zhvillimi i Fëmijëve me Nevoja të Veçanta nëpërmjet përdorimit të teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit”.
Ky trajnim, u organizua në kuadër të mbështetjes së posaçme për këtë target grup fëmijësh, duke u mundësuar, pa kurrëfare diskriminimi, qasjen në edukim nën moton: arsim gjithëpërfshirës!
Pjesëmarrësit diskutuan mbi sfidat e arsimit për fëmijët me nevoja të veçanta, si edhe rëndësinë e përdorimit të teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Gjatë këtij trajnimi iu bë e ditur pjesmarrësve edhe libri mbi edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve me nevoja të veçanta nëpërmjet përdorimit të teknologjive të informacionit dhe komunikimit, hartuar nga pedagogë të Universiteteve të Shkodrës, Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Elbasanit, Korçës, të Universitetit
“Barleti” në kuadër të projektit SPECIAL.