Instituti Shqiptar për Çështje Publike, #AIPA, nënshkroi sot një "Marrëveshje Bashkëpunimi" me Institucionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi,
Marrëveshja synon bashkëpunimin dhe bashkërendimin e nismave të ndryshme, aktiviteteve trajnuese dhe informuese mes personelit akademik dhe specialistëve të KMD në fushën e të Drejtave të Njeriut, promovimin e barazisë dhe luftimin e diskriminimit.
Marrëveshja u firmos nga Znj. Eurona Leka, Drejtore Ekzekutive e #AIPA, dhe Z. Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Suksese dhe bashkëpunim të frytshëm!