Të nderuar kolegë,
Siç jeni në dijeni, procesi renditjes së universiteteve dhe shkollave të larta në vend, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe realizuar nga kompania gjermane CHE në bashkëpunim me APAAL, u krye dhe rezultatet e tij janë bërë të ditura për të gjithë.
Besoj të gjithë jeni në dijeni për vlerat e publikuara, me këtë rast, të Universitetit Barleti dhe keni dalluar vendin e nderuar që ka merituar në këtë proces të parë të këtij lloji në vend, institucioni ynë, në mënyrë të veçantë në aspekte të tilla si cilësia e mësimdhënies, planet mësimore, orientimi ndërkombëtar, reputacioni në kërkim, botime kërkimore nga më të mirat etj.
Duke ndjerë së bashku me ju krenari për këtë arritje e vlerësim, si dhe duke synuar për përmirësime të mëtejshme të cilësisë së punës mësimore dhe kërkimore në Universitetin Barleti, siç parashikojnë edhe strategjitë e tij të miratuara bashkërisht, më lejoni të evidentoj me bindje e vendosmëri kontributin tuaj të shquar në këtë arritje, nëpërmjet kapaciteteve, përgatitjes, përkushtimit, seriozitetit, cilësisë së formimit tuaj akademik si dhe të një punë të palodhur e cilësore tuajën.
Më lejoni, të nderuar kolegë, që nëpërmjet këtij komunikimi, tNULLju uroj të gjithëve në emër të shoqërisë dhe institucionit si dhe tNULLju falënderoj thellësisht për kontributin tuaj, duke shpresuar në ngritje të mëtejshme cilësore të Universitetit Barleti.
Me respekt,
Prof. Marenglen SPIRO
REKTOR