
Ditën e enjte, datë 6.02.2020, u zhvillua leksioni i hapur “Turizmi i Aventurës” nga Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve në bashkëpunim me Departamentin e Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit nën kujdesin e Dr.Elda Mamoçi. Të ftuar ishin kompania e turizmit të aventurës
Albania Adventure.
Gjatë 2 orëve studentët e programeve të studimit Turizëm, Mikpritje dhe Rekreacioni si dhe studentët e Edukimit Fizik dhe Sporte Bachelor dhe Master profesional u njohën me disa nga llojet e sporteve të cilat zhvillohen në Shqipëri si sportet malore: kanoe, kajak, ecjet dhe ngjitjet malore
(alpinizmi), biçikletat malore dhe eksplorimi i shpellave; portet dimërore: ski ; sportet ujore: rafting, peshkim, zhytjet nënujore etj. Me interes të veçantë tek studentët ishte njohja me mjetet që përdoren për realizimin e sporteve të turizmit të aventurës.
