
Më datën 30.01. 2020, në Kampusin nr 2, u mbajt një Leksion i hapur më temë “Ligji dhe
Konkurrenca”, ku e ftuar ishte Zj Diana BARDHI.
Diana Bardhi e cila është inspektore në Autoritetin e Konkurrencës, prezantoi nëpërmjet një analize ligjin e konkurrencës në Shqipëri, procedurat e hetimit etj duke i gërshetuar edhe me shembuj praktikë nga puna e saj.
Studentët e masterit në lëndën “ Legjislacioni evropian i konkurrencës” prezantuan edhe projektin e tyre , një broshure e cila përmban, bazën ligjore shqiptare dhe europiane në fushën e konkurrencës!
