Muaji maj përveçse u pasqyrua si një muaj i plotë me aktivitete studentore pranë Universitetit "Barleti", ishte i ngjeshur me aktivitete akademike dhe konkurse. Një ndër konkurset më të rëndësishme në të cilin mori pjesë universiteti ynë, ishte ai i organizuar nga Departamenti i Administratës Publike pranë Ministrisë së Brendshme në bashkëpunim me Deutsche Gesellshaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. "Eseja me e mire" , me teme "E ardhmja e administratës publike shqiptare, në kontekstin e integrimit me BE".
Trajtimi i çështjeve si vlerat etiko-morale apo novacionet dhe e-qeverisja ishin të mirëpritura nga
targeti të cilit i drejtohej ky konkurs: studentët e shkencave politike, ekonomikut dhe drejtësisë.
Në këtë konkurs Universiteti "Barleti" u përfaqësua nga katër studentë: Eduart Qatja, student viti i II dega Shkenca Politike, Anisa Brano - studente viti i III, dega Drejtësi, Anisa Goga- studente viti i I, dega Financë-Kontabilitet dhe Samira Bevapi- studente, viti i IV, dega Drejtësi.
Studentët tanë prezantuan në mënyre dinjitoze universitetin "Barleti", me punimet e tyre cilësore të cilat u vlerësuan dhe me çmimin. Ky konkurs i zhvilluar në formën e një olimpiade mes universiteteve publike dhe jopublike të vendit luajti një rol te rëndësishëm në rritjen e shpirtit të garës mes studenteve.
Universiteti "Barleti" e trajtoi me shumë seriozitet këtë sfidë duke angazhuar zyrën Dekanit te Studenteve si dhe Zyren e Karrierës per lajmërimin, ndihmesën dhe asistimin e studentëve në punimet e tyre.
Rezultat i këtij bashkëpunimi Universitet-Pedagog-Student, me në qendër studentin, është për tNULLu admiruar. U arrit vlerësimi
i te katër punimeve te dërguara nga studentet tanë, ku spikati eseja e studentit Eduart Qatja, i cili mori çmimin e tretë në këtë sfidë. Punimet e tre studenteve te tjerë së bashku me atë te fituesit do te publikohen ne një numër të veçante të revistës DAP.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt sot dt 1 korrik 2011 në ambjentet e Hotel Tirana International në kuadrin e konferencës "Mbështetje për Departamentin shqiptar të Administratës Publike". Çmimi ju dorëzua studentit Eduart Qatja nga vetë Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, znj. Carola Muller-Holtkemper.