
Datë 28 janar 2020 u zhvillua leksioni i hapur me temë SMART: 360* Marketing - How data driven marketing saves money and achieves results” nga Besa Xhumari (ALUMNI UB). Ky leksion ju ofrua studentëve të programave Menaxhim Biznesi dhe Financë Kontabilitet që ndjekin Minorin marketing. Studentët patën mundësi të shohin sesi Kredo.al përdor inovacionin në fushatat e saj promovuese; se si Marketingu 360° mundëson arritjen e klientëve në të gjitha pikat e mundshme duke i dhënë mundësi biznesit të maksimizojë shanset për të gjetur klientë të rinj potencialë dhe pët t’i angazhuar ata ne një larmi mënyrash.
E gjitha kjo bazuar në qasjen e analizës të sistemeve të të dhënave dhe statistikave që i mundëson biznesit zgjedhjen e mediave dhe kanaleve të komunikimit më të rëndësishëm, të shpenzojë me më mençuri, të masë me saktësi kthimin e shpenzimeve promovuese si dhe efektivitetin e fushatës publicitare.
