
"Më 17 Janar 2020, në Departamentin e Drejtësisë, në “Universiteti Barleti” u zhvillua një leksion të hapur me temë”Lufta kundër pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit në Shqipëri”.
E ftuar ishte Dr. Rezana Balla, e cila bëri një prezantim të aspektit ligjor ndërkombëtar, bazuar në konventat dhe direktivat europiane që lidhen me Standardet Ndërkombëtare për Pastrimin e Parave dhe Financimin e Terrorizmit.
Gjatë prezantimit u analizuan edhe masat ligjore dhe institucionale të ndërmarra në Shqipëri në këtë fushë. Për studentët dhe pedagogët e pranishëm, përveç koncepteve teorike dhe ligjore, rezultuan me interes edhe informacionet praktike lidhur me veprimet e ndryshme juridike me vlerë mbi 1 milion lekë, që nga kontratat e thjeshta dhe deri te transaksionet e mëdha, duke u ndalur te detyrimet që kanë subjektet e ligjit, si noterët, bankat, institucionet financiare për t’i raportuar ato në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave."
