Njoftohen të gjithë të interesuarit që duan të vazhdojnë studimet universitare në vitin akademik 2020-2021, se, nga data 3 - 7 shkurt 2020 kanë mundësi të kryejnë aplikimin online për plotësimin e formularit A1Z.
Të interesuarit duhet të ndjekin këto hapa:
Hapi 1 - Të shkarkojnë nga portali qeveritar E-Albania dokumentacionin:
a) Certifikatë Personale
Hapi 2 - Të paraqiten pranë sekretarisë së shkollës së mesme ku janë diplomuar
dhe të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
a) Diplomë e Shkollës së Mesme + Certifikatë e Notave, në mungesë,
vërtetimin e notave të sigluar nga DAR;
b) Certifikatën personale (me vete duhet të kenë edhe Kartën e
Identitetit);
c) Vërtetimin e cregjistrimit nëse kanë qenë më parë të regjistruar në një
tjetër program studimi.
Hapi 3 - Të kontaktojnë koordinatoren e maturës për të përfunduar plotësimin e
aplikimit të Formularit A1Z.
Suksese!
