
Ditën e sotme më dt.24.01.20, studentët e programit Bachelor Psikologji dhe Punë sociale zhvilluan Leksion të hapur me temë: “Roli i Punonjësit Social në kopsht dhe sfidat e tij në punën me fëmijët dhe prindërit.”
Znj. Prroni trajtoi me studentët sfidat e hasura në Institucionet Arsimore Shqiptare. Prroni i dha rëndësi të madhe moshës së fëmijërisë së hershme, potencialeve që secili fëmijë ka, explorimit të tyre, edukimit si dhe prindërimit, në formimin e duhur të fëmijëve. Prezantoi plan programet, ndërhyrjet, instrumentët e përdorur për vlerësim të fëmijëve në institucione parashkolle e deri në sistemin 9-vjeçar.
Studentët u njohën me raste reale dhe procedurën që profesionistët duhet të ndjekin që nga evidentimi, referimi dhe ndërhyrja e duhur.
