Lëvizja Evropiane në Shqipëri (EMA) ka hapur thirrjen për praktikë, gjatë periudhës së verës. Ftohen të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë sa më parë, për të përfituar mundësinë që të ndjekin një praktikë intensive pranë zyrave të EMA-s, e cila ka si qëllim njohjen nga afër me sektorin e organizatave jo qeveritare dhe familjarizimin me praktikën e punës. Nga aplikimet e ardhura në adresën e EMA-s do të përzgjidhen një ose dy aplikantë të cilët gjatë periudhës së praktikës do të asistojnë stafin e EMA-s në: zbatimin e projekteve të ndryshme, punë kërkimore, përgatitjen e publikimeve, menaxhimin e webpage-it, shkrimin e artikujve si dhe të tjera detyra në varësi të interesave të praktikantit.
Praktikantëve i ofrohet mundësia që të kenë akses në dokumente dhe publikime të cilat do ti mundësojnë njohje më të mirë të procesit të integrimit Evropian të vendit si dhe me politikat e Bashkimit Evropian. Krahas vënies në dispozicion të bibliotekës së EMA-s e cila përmban një numër të konsiderueshëm publikimesh në fushën e studimeve Evropiane, praktikantët do kenë mundësinë që të bëhen anëtarë të rrjetit të European Movement International. Kjo do të rrisë kontaktet dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tyre profesionale.
Studentët që janë të interesuar të marrin pjesë duhet të përmbushin këto kritere: