
Më 18/12/2019, në mjediset e kampusi 1, u zhvillua takim mes drejtuesve të institucionit dhe qeverisë studentore të “Universitetit Barleti”.
Prof. Dr. Marenglen Spiro, Rektor i UB-së dhe Prof. Assoc. Dr. Arbi Agalliu diskutuan së bashku me senatorët e të gjitha programeve të studimit në UB, mbi shërbimet akademike e mbështetëse që ofron institucioni ynë, të cilat ju mundësojnë studentëve të përgatiten mbi bazën e kërkesave të tregut të punës në profesionet e zgjedhura prej tyre. Gjithashtu u diskutua mbi hapësirat dhe aktivizimin e studentëve në klubet studentore.
