
Inkubatori dhe Barleti Hub ditën e djeshme nisën ciklin e takimeve “Meet the Enterpreneur”.
Qëllimi i këtyre takimeve është frymëzimi i të rinjve dhe incentivimi i dëshirës për të qenë pjesë e ekosistemit të sipërmarrjes.
Startupet dhe sipërmarrjet e vogla sot për të rinjtë janë një mundësi shumë e mirë punësimi. Thënë kjo, Barleti Hub mbështet të rinjtë të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e sipërmarrjes.
Cikli i takimeve “Meet the Enterpreneur” nisi me startupin LikSad e-Bike. Një startup i cili nxit perdorimin e bicikletave elektrike dhe ekologjike në Tiranë dhe Durrës.
Të rinjtë të cilët janë pjesë e Barleti Hub patën mundësi të njiheshin me sfidat, mundësit dhe vizionin e këtij startup-i që prej themelimit.
