
Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit, pranë Universitetit Barleti dhe "TODE STUDIO" nënshkruan sot me me datë 18 Nëntor 2019 marrëveshjen e bashkëpunimit. Kjo do ndihmojë studentët në trajnime, projekte të përbashkëta, aktivitete dhe praktika për studentët. Marrëveshja konsistoi në një vizita studimore në Studion e Arkitekturës nga Ark. Fatjon Çela, Titullar i Studios dhe Ped. Anjeza Llubani.
“Tode Studio” me qendër në Romë dhe Tiranë ofron hapësira shërbimi në fushën e Arkitekturës si dhe shumëllojshmëri materialesh për makete dhe modelim projektesh arkitektonike në bashkëpunim me kompaninë Gjermane NODULAR.DE ku mundëson përdorimin e aparaturave PROXON per realizimin e maketeve. Ark. Fatjon Çela na njohu më nga afër me teknikat e përdorimit të aparaturave si dhe vetitë e realizimit të maketeve arkitektonike. Aktiviteti u shoqërua me pjesëmarrje aktive të studentëve, të cilët shprehën vlerësime dhe interes për tematikën dhe u njohën më nga afër me hapësirat e shërbimit në fushën e ndërtimit e cila do shërbejë si influencim për profesionin e tyre. Aktiviteti u finalizua me maket studimi.
