
Në takimin e me profesoratin dhe studentët e universitetit “Barleti”, ish Presidenti i Republikës Profesor Bamir Topi shprehu vullnetin e tij të ndërgjegjshëm për të kontribuar për të mirën evendit, që e çoi atë në pranimin e detyrës së rëndësishme të Presidentit të Republikës, çka e largoi, për disa kohë, nga kërkimi shkencor dhe mësimdhënia universitare; nga ana tjetër, ai dëshmoi për nostalgjinë e vet për punën universitate dhe kërkimin shkencor, si një kërkues i përgatitur dhe profesor me eksperiencë.
Në fjalën e tij të falënderimit dhe shprehjes së respektit, Rektori i Universitetit Prof. Marenglen SPIRO i shprehu Z. Bamir që institucioni ynë është krenar që një pjestar i personelit akademik të vendit si ai, ka kontribuar duke vendosur “gurë të rëndësishëm themeli” për konsolidimin dhe përsojen e shtetit shqiptar, duke treguar që, me përkushtim, dashuri, mendje e punë, Shqipëria ka mundësi të bëhet.
Më tej ai bëri të ditur që, pamvarësisht nga ofiqi i lartë që ka pasur Z. Bamir, ai është dhe mbetet Profesor i Ftuar i universitetit “Barleti”. Institucioni ynë do ta ftojë atë herë pas here, me kënaqësinë që do të përfitojë nga dijet dhe eksperienca e pasur e tij por është edhe i ndërgjegjshëm që do t’i japë atij kënaqësinë të kalojë çaste të jetës universitare në mjedis akadmik, për të cilin ai ka nostalgjinë e vet.
Në fund, Rektori Spiro i shprehu atij mirënjojen e universitetit “Barleti” për kontributin e figurës së Z. Bamir, i cili ka dëshmuar, qartësisht, cilësitë më të mira inteklektuale, të inteligjencë, etikës, botkuptimit dhe përkushtimit të elitës së profesoratit të universitetit shqiptar në drejtimin e vendit.
