Në datën 11 Nëtor 2019 në Universitetin “Barleti” u bë hapja e programeve Master për vitin akademik 2019 - 2020.
Në këtë vit, janë përzgjedhur nga aplikantët e shumtë programet:
Master i Shkencave: Kontabilitet, E Drejtë Tregëtare, E Drejtë Penale dhe Kriminologji, Studime Evropiane dhe Administrim Publik, Psikologji Zhvillimi dhe Shkolllore, Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte;
Master Profesional: Financë-Kontabilitet, Marketing dhe Menaxhim Operacuionesh, Lidership dhe Menaxhim Burimesh Njerëzore, Menaxhim i Teknologjisë së Informacionit, Mësimdhënie e të Nxënit, Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte.
Në ditën e parë të fillimit të studimeve, studentët i pritën Rektori prof. Dr. Marenglen Spiro, Zëvendës Rektori prof. Dr. Artan Shyti, Administratori i Beleguar Prof. As. Dr. Arbi Agalliu dhe profesorë të këtyre programeve të rëndësishme në institucion.
Këto programe Master në Universitetin “Barleti” funksionojnë prej vitesh dhe janë stabilizuar si programe mjaft rezultativë dhe të kërkuar nga aplikantët e shumtë të cilëve këto ju ofrohen. Dinamika e funksionit të tyre sillet rreth një boshti të rëndësishëm zhvillimor, duke pasqyruar nga viti në vit, risi e veçanti të kërkesave të ekonomisë së tregut si dhe metodika të reja e principe teorike e aftësi praktike në kultivimin e aftësive vetëvepruese e sipërmarrëse të studentëve të tyre.
Programet Master në Universitetin Barleti mbulojnë fusha të rëndësishme si Drejtësi, Ekonomi-Financë, Studime Evropiane, Edukim dhe Sporte. Programet Master i Shkencave janë programe të thelluara, me synim përgatitje të specialistëve me mundësi drejtimi, organizimi dhe projektimesh zhvillimore, me aftësi imagjinate e inovative që hapin horizonte për veprimtari cilësore të kualifikuar. Programet Master Profesional, të strukturuar në 2 vjeçare dhe 1 vjeçare, sipas ligjit të arsimit të lartë, synojnë të aftësojnë e gjallërojnë intuita praktike dhe aftësi orientimi të shumta e cilësore, së bashku me dije të nivelit të lartë në mjeshtëri profesioni.