
Në kuadrin e përsojes së organizimit të vitit akademik 2019 - 2020 me strukturën e re institucionale, me qëllim shtimin e përpjekjeve efikase për realizimin e misionit të arsimit të lartë për zhvillimin të dijeve nëpërmjet zbatimeve në ekonomi, jetë sociale e komunitete, ”Universiteti Barleti”, si rrjeshojë e marrëdhënieve, tashmë të zhvilluara, me inisiativën e Zëvendër Rektores për Kërkimin Shkencor Suzana Guxholli, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me institucionin e specializuar per mikrokredite dhe analizat financiare Kredo Financë, me seli në Tiranë.
Marrëveshja u nënshkruar nga Rektori Marenglen SPIRO dhe Drejtoresha e Kredo Financë Arlinda MUJA.
Marrëveshja parashikon një bashkëpunim të ngushtë mes specialistëve të ekonomisë e fimanmancës së dy institucioneve në pasurimin e kurrikulës universitare me skepriencat dhe hulumtimet financierëve e kontabilistëve të grupit Kredo Financë, në organizimin e praktikave të studentëve të “Universiteti Barleti” pranë atij institucioni, në lektoriumet dhe panelet e diskutimeve aktive mes dy palëve, studime e botime të përbashkëta të tyre dhe hartim e zbatim projektesh të ndryshme në nxitje të bizneseve me qëllim krijimin e qendrave inisiatore të zhvillimeve të aktiviteteve ekonomike të natyrës “smart city” me veprimtari bashkëkohore nxitëse të “smart economy”.
Të dy institucionet angazhohen me marrëveshje për organizimin e kurseve afatshkurtra dhe programeve të studimit të formimit të vazhduar në fushën e financës e kontabilitetit për rritjen cilësore të vazhdueshme të aftësive të specialistëve të bankave e bizneseve.
