
Foto ilustruese nga trajnimi 1 ditor realizuar sot më 04.11.2019 nga Universiteti Barleti me anë të Barleti Training and Testing Center me temë: Zhvillimi i aftësive prezantuese dhe komunikuese.
Ky trajnim u realizua pranë fakultetit të Shkencave Sociale Tiranë e ku pjesëmarrës ishin stundentë të vitit të tretë Bachelor.
Tanimë Universiteti Barleti me anë të Barleti Training and Testing Center ofron trajnime 1 ditore profesionale me certifikatë pjesëmarrjeje në 60 tematika trajnimesh.
Këto kategori trajnimesh janë për individë, studentë si dhe stafe kompanish, institucionesh dhe organizatash.
Me anë të tyre pjesëmarrësit pajisen me njohuri dhe aftësi praktike orientuese për të zhvilluar jo vetëm aftësitë individuale por edhe ato profesionale drejt të qenit të suksesshëm.
Për më shumë informacion Ju mirëpresim të na kontaktoni në:
[email protected] dhe 0697063488
