
Si rezultat i bisedimeve midis Rektorit M.SPIRO të “Universiteti Barleti” dhe Rektorit A.POLLOZHANI të Universitetit “Nënë Tereza” të Shkupit, nga të dy institucioneve u arrit të bihet dakord për një marrëveshje bashkëpunimi, në formën e një Memorandumi me terma të përgjithëshme, e cila të përfshijë të gjitha aspektet e aktivitetit akademik e kërkimor të këtyre dy institucioneve.
Marrëveshja u nënëshkrua, nga të dy rektorët, më 25 Tetor 2019. Ajo konsiston në:
• Shkëmbimin e personelit akademik, atij kërkimor, të administratës dhe studentëve;
• Shkëmbimin e informacioneve, dokumentacioneve e botimeve shkencore;
• Realizimin e përbashkët i botimeve përkatëse për interesat e përbashkëta të të dy palëve nënshkruese;
• Organizimin e konferencave ndërkombëtare, takimeve akademike, simpoziumeve, seminareve e kurseve për temat e parashikuara nga marrëveshja;
• Shkëmbimin e pedagogëve për periudha të shkurtra për mësimdhënie;
• Shkëmbimin e studentëve të programeve të ndryshme;
• Shkëmbimin e përvojave në fushat e administrimit universitar;
• Studimin e mundësive dhe arritjen e marrveshjeve për krijimin e formimeve të përbashkëta master në fusha me interes reciprok si IT, Ekonomi - Biznes, Drejtësi, Shkenca Sociale etj. si dhe programe doktorale;
• Përpunimin e projekteve të përbashkëta kërkimore për nxitjen e zhvillimit të kërkimit shkencoe në njësitë bazë të institucioneve nënëshkruese, paraqitjen e tyre për financim si dhe zbatimin e projekteve të fituara në partneritet të plotë;
• Bashkërendimin e inisiativave zbatuese të dijeve shkencore të kultivuara në institucionet përkatëse për zbatimin dhe konkretizimin e dijeve të prodhuara prej tyre në komunitetet lokale, me administratën publike dhe në interes të zhvillimit të bizneseve, SME-ve dhe pë një Ekonomi Kreative në të dy vendet tona;
• Përpunimin dhe paraqitjen e projekteve të përbashkëta rreth problematikave të zhvillimit social, ekonomik e teknologjik në nivel rajonal, duke krijuar, së bashku, një pol bashkëpunimi edhe me institucione të tjera të arsimit të lartë e kërkimit shkencor në rajon, në varësi të këtyre problematikave dhe perspektivave të tyre;
• Realizimin e programeve të përbashkëta të kërkimit shkencor aplikativ, të drejtuara në teknologjitë e informacionit, ekonomi, zhvillime sociale e komunitare, bashkëpunimit ndërshtetëror bilateral, turizëm, ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, në nxitjen e inisiativës së biznesit, zhvillimin e qëndrueshëm, urbanizmin dhe zhvillimet rurale si dhe nxitjen e krijimine inkubatorëve të biznesit dhe teknoparqeve të zhvillimit.
Marrëveshja do të konkretizohet me programe të veçanta, të nënëshkruara, vit pas viti.
