
Pamje nga aktiviteti i datës 01.11.2019 pjesë e inovacionit, kërkimit dhe sipërmarrjes të Universitetit Barleti me temë: Suksesi në tregun e punës.
Ky aktivitet pati karakterin e një trajnimi orientues e u ndërmor nga Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional me mbështetjen e njësisë së trajnimeve Barleti Training and Testing Center.
Pjesëmarrës e përfitues ishin studentë të ciklit profesional 2 vjeçar të Universitetit Barleti të drejtimeve: Përkundesje shëndetësore, Fitnes, Palestër dhe Organizime Eventesh Publike, Teknik në operacione biznesi, marketing dhe shitje si dhe Pajisje Elektronike dhe TIK.
Universiteti Barleti është dhe mbetet një universitet me bazë kërkimin, inovacionin dhe sipërmarrjen dhe fitues e zbatues i dhjetëra projekteve të suksesshme.
