© Copyright 2020 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

Rreth zyrës së burimeve njerëzore

Departamenti i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Universitetin Barleti, në fokusin dhe detyrat kryesore të saj ka: Hartimin e politikave, strategjisë, ofrimin e shërbimeve në funksion të menaxhimit sa më efikas të stafit të burimeve njerëzore; Rekrutimin e një stafi të kualifikuar dhe me eksperiencë, në përputhje me politikat e organizatës dhe legjislacionin në fuqi; hartimi i strategjisë për trajnimin, zhvillimin e stafit, vlerësimin e përformancës, zbatimin e procedurave në zbatim të legjislacionit në fuqi lidhur me punësimin dhe mirëadministrimin e dosjes të stafit.

Universitetit Barleti merr përsipër të ofrojë shërbim universitar të një niveli cilësor mbështetur në etikë, cilësi dhe profesionalizëm. Në funksion të këtij qëllimi rol të rëndësishëm ka Departamenti i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore. Misioni i departamentit të burimeve njerëzore është të sigurojë menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore duke hartuar dhe zbatuar rregullore dhe procedura, politika, programe dhe shërbime që kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të Institucionit dhe punonjësve duke bërë balancimin e duhur të nevojave të punonjësve dhe nevojave të institucionit.
Vizioni ynë është që të bashkëpunojmë me profesionistë duke ofruar shërbime, politika dhe sisteme të burimeve njerëzore inovative dhe të orientuara drejt rezultateve kjo në bashkëpunim dhe me Zyrën e Vlerësimit të Performancës. Rekrutimi i personelit cilësor është me rëndësi parësore si dhe ndërrmarrja e politikave për zhvillimin e mëtejshëm të Burimeve Njerëzore. Prandaj është e nevojshme përmirësimi i standardeteve dhe bashkërendimi, me qëllim identifikimin dhe prurjen e figurave të duhura, në kohën dhe vendin e duhur, në funksion të përmbushjes së nevojave të Universitetit Barleti.
Strategjia e BNJ të Univeritetit Barletiështë një plan i përgjithshëm dhe afatgjatë, për të arritur objektiva në fushën e burimeve njerëzore,për menaxhimin e kapitalit njerëzor dhe zhvillimit në organizatë. Ajo lejon një planifikim dhe menaxhim të të gjithë punës me burimet njerëzore,ndihmon në unifikimin, drejtimin e sjelljes të të gjithë personelit dhe zhvillimin e tyre në përputhje politikat kryesorë të organizatës.

Kjo strategjipërcakton:
• Sistemin e rekrutimit, kërkesat përrekrutim, proceset, përgjegjësitë, përzgjedhjen e personelit
• Kërkesat për trajnimin dhe zhvillimin e kualifikimit të personelit
• Vlerësimin e performancës
• Mënyrën e menaxhimit të performancës së punës, motivimin dhe shpërblimin e njerëzve
• Marrëdhëniet e punës dhekushtet e punës

Auditimi i personelit do të jetë një risi e zhvillimit të strategjisë së personelit. Departamenti i Burimeve Njerëzore krijon dhe inkurajon një mjedis që mbështet, zhvillon dhe ruan mirëqënien e punonjësve të Universitetit Barleti.Strategjia e burimeve njerëzore, krijon një sërë praktikash të mira, të cilat ndihmojnë në implementimindhe ekzekutimin e strategjisë së burimeve njerëzore.

Funksionet kryesore të pozicionit

1. Përgatit planin strategjik të Burimeve Njerëzore,në të njëjtën linjë dhe i mbështetur në planin e biznesit;

2. Identifikon dhe zbaton praktikat më të mira të burimeve njerëzore me qëllim rritjen e kulturës së bashkëpunimit;

3. Siguron që të gjitha politikat dhe procedurat e burimeve njerëzore të jenë të përditësuara dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi;

4. Vendos objektiva afatshkurtër dhe afatgjatë për Zyrën e Burimeve Njerëzore;

5. Evidenton në kohë reale domosdoshmërinë e plotësimit të numrit të stafit, mobilitetit të stafit brenda institucionit, sipas kërkesave të njësive bazë, në përputhje me udhëzimet e MASR dhe strategjinë e zhvillimit;

6. Përgatit planin e shpërblimeve, vlerëson planin e pagave dhe benefiteve dhe rekomandon përmirësimin e tij, me qëllim ecjen e tij në të njëjtën linjë me synimin e Grupit Barleti;

7. Siguron eficencë të marrëdhënieve në raportet e punëmarrësve, duke këshilluar Drejtuesit lidhur me problematikat e rëndësishme të marrëdhënieve në staf si dhe të cështjeve që mund të kenë individë të ndryshëm.

8. Mbikqyr dhe koordinon procesin e seleksionimit dhe rekrutimit të stafit, si dhe është pjesë e panelit të paneleve intervistuese;

9. Monitoron procesin e performancës dhe këshillon në mënyrë profesionale lidhur më vështirësitë që mund të hasin drejtuesit e departamenteve/zyrave;

10. Analizon nevojat për trajnim të stafit dhe harton kalendarin e trajnimeve duke marrë parasysh edhe sygjerimet e Drejtuesve;

11. Harton politikat për promovimin e cilësisë dhe diversitetit në institucion;

12. Mban marrëdhënie të ngushta me Zyrën e Punës dhe institucionet e tjera shtetërore që kanë lidhje me dokumentacionin e personelit;

Procedura Institucionale

Objektivi i burimeve njerëzore është rekrutimi i kandidatëve me kualifikim të lartë dhe për këtë qëllim departamentet inkurajohen të zgjerojnë përpjekjet e tyre për të rekrutuar në mënyrë efektive sasinë dhe cilësinë e duhur të stafit përtejkërkesave minimale. Një rekrutim i mirë fillon me një planifikim të mirë dhedepartamenti i burimeve njërëzore kujdeset që çdo vendim për të rekrutuar të merret vetëm pas një shqyrtimi të të gjitha opsioneve, në mënyrë që të rekrutohet staf me aftësi, njohuri, eksprtizën dhe ekperiencën e duhu për të ndihmuar Universitetin të arrijë objektivat e tij.

Procedura e rekrutimit

Çdo fillim semestri njësite bazë akademike dhe ato administrative evidentojnë, nevojat për rekrutim stafi. Kërkesa depozitohet tek departamenti i Burimeve Njerëzore, 2 muaj para fillimit të semestrit akademik, e cila publikon shpalljen për vendet vakante. Gjatë gjithë vitit akademik nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, krijohet një data base, me të dhënat e aplikantëve që shprehin interes për të qënë pjesë e stafit dhe për tju bashkuar nismave të ndryshme të Universitetit Barleti apo instituteve të tjera bashkëpunëtore, në projekte dhe aktivitete të ndryshme, pjesë e Barleti Group. Për aplikim dërgoni dokumentacionin në adresën:hr@umb.edu.al

Universiteti Barleti gjithashtu ofron mundësi punësimi dhe intership dhe për studentët e tij ekselentë. Në përfundim të studimeve të ciklit bachelor apo mastër studentët mund të aplikojnë për të qënë pjesë e stafit të Universitetit.

Afatet e aplikimit

Afati i aplikimit për semetrin e I-rë është gjatë muajit korrik, gusht- deri në datë 7 shtator. (Referoju publikimit tëfundit aktiv)
Afati i aplikimit për semetrin e II-të është Gjatë muajit janar deri në datë 7 shkurt. (Referoju publikimit të fundit aktiv)

Njoftime dhe të Reja

Burimet Njerëzore janë një strukturë e rëndësishme në të gjithë universitetin. Njoftimet nga Burimet Njerëzore nxjerrin në pah zhvillimet e reja dhe çështjet aktuale për t'i mbajtur punonjësit të informuar dhe azhornuar. Nëpërmjet publikimeve të vendeve vakante, kandidatët kanë mundësi të njihen me mundësitëe punësimit në Universitetin Barleti.Përmirësimi i HR web do të shërbejë për të promovuar profilin e Universitetit Barleti, si një punëdhënës kryesor, përfitimet e të punuarit pranë nesh.

  • 24 Janar 2020

Njoftime për vende vakante

Më shumë
Njoftime për vende vakante
Barleti, mundësi punësimi për studentët!
  • 17 Janar 2020

Barleti, mundësi punësimi për studentët!

Më shumë
  • 20 Dhjetor 2019

Njoftime për vende vakante

Më shumë
Njoftime për vende vakante
Kërkesë për punësim Pedagog me gradën Doktor i Shkencave në fushën e Ndërtimit/Arkitekturës
  • 16 Dhjetor 2019

Kërkesë për punësim Pedagog me gradën Doktor i Shkencave në fushën e Ndërtimit/Arkitekturës

Më shumë


Kriteret dhe dokumentacioni i punësimit të stafit të fakulteteve apo stafit administrativ në universitet ndryshon sipas pozicionit të punës të punonjësit që do të punësohet.

Kriteret e përgjithshme për aplikim:
1. Të ketë përfunduar studimet master
2. Të zotërojë gjuhë të huaj ( përparësi gjuha angleze dhe italiane)
3. Të këtë aftësi në programe kompjuterike
4. Eksperiencë të mëparshme në mësimdhënie, 2 - 4 vite
5. Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe bashkëpunimi në grup

Dokumentacioni i përgjithshëm për aplikim:
1. Letër interesi
2. CV në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze ( format europass)
3. Diplomë e studimeve bachelor, shoqëruar me listë notash
4. Diplomë e studimeve master, shoqëruar me listë notash
5. Letër reference
6. Dëshmi të gjuhës së huaj
7. Dëshmi të programeve të ndryshme kompjuterike

Staf akademik me kohë të plotë
1. Kategoria Profesor
2. Kategoria Lektor
3. Kategoria Asistent Lektor

Staf akademik me kohë të pjesshme
1. Staf administrativ 2. Staf Mbështetës

Dokumentacion për Stafin

Pushimet javore dhe vjetore
Shkarko dokumentin (PDF)

Leje të tjera
Shkarko dokumentin (PDF)

Kalendari i Festave Zyrtare 2020:
Shkarko dokumentin (PDF)

Kontakt zyrën e burimeve njerëzore

Departamenti i Burimeve Njerëzore Universiteti Barleti
Enkeleda MALAJ, Drejtor
Adresa: "Rruga e Kosovarëve", Nd.39, H.1, No.5, 1019, Tirana
Telefon: +355 694005739
E-mail: hr@umb.edu.al
web: www.umb.edu.al

REGJISTROHU NË NEWSLETTER