Programi “Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun” kombinon praktikën e marketingut dhe marrëdhënieve publike me analizën teorike të këtyre fushave. Studimet teorike janë vënë në kontekstin e çështjeve sociale, kulturore, ekonomike dhe politike. Publiciteti, marrëdhëniet me publikun dhe marketingu janë tre disiplina emocionuese, që ndryshojnë vazhdimisht për shkak të inovacionit teknologjik dhe formave të reja të komunikimit social dhe të biznesit.
Studentët në fund të studimeve do të jenë në gjendje të zgjidhin problemet konkrete, përmes zbatimit më praktikë të njohurive bazë nga burime të ndryshme akademike dhe profesionale. Programi fokusohet në fusha të ndryshme si: komunikimi, psikologjia, sjellja e konsumatorit, marrëdhëniet me publikun, përmes të cilave përgatiten studentët që të krijojnë strategji marketingu dhe realizojnë reklamimin e produkteve dhe shërbimeve.
Qëllimi i këtij programi është të formojë studentët me një edukim bashkëkohor, që do t’ju mundësojë të veprojnë, të eksplorojnë, të reflektojnë dhe të kontribuojnë pozitivisht në industrinë e Marketingut, Publicitetit dhe Komunikimit, përmes zhvillimit të aftësitë e tyre të mendimit kritik, i cili do të lejojë që ata të bëhen të lirë, ekspertë të pavarur dhe krijues në fushën e tyre.
Plani mësimor- Diplomë Bachelor në "Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun" (PDF)
Diplomimi i studentëve në Universitetin ‘‘Barleti” në programin ‘‘Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun’’ ofron mundësi të shumta karriere si:
Aplikimi për të studiuar në Universitetin ‘‘Barleti’’ në programin ‘‘Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun’’, në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e programit ‘‘Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun’’ dhe e Universitetit “Barleti” bëhet përmes formularit A2 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në dy raunde të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UniBa-s vetëm kur e zgjedh UniBa-n dhe programin ‘‘Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun’’.
Në programin ‘‘Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun’’, cikli i parë i studimeve Bachelor, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në programin ‘‘Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun’’, cikli i parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin ‘‘Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun’’ në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në ciklin Bachelor është 3 vite akademike.
Koha maksimale e studimeve në ciklin Bachelor është 6 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.