Programi i studimit Bachelor në “Infermieri” përgatit profesionistë të cilët janë operatorë të profesioneve shëndetësore në fushën e ndërhyrjes që zhvillohen me autonomi profesionale kundrejt pacientëve të veçantë dhe në komunitet.
Programi Bachelor në “Infermieri” bazohet në modele të shkollave më prestigjoze dhe me përvojë të edukimit shëndetësor vendas dhe të huaj. Vecantia e këtij programi studimi është vënia e theksit tek praktika për secilën lëndë klinike duke aftësuar dhe më tepër nga ana praktike studentët tanë.
Plani mësimor - Diplomë Bachelor në "Infermieri" (Microsoft Excel)
Në përfundim të programit mësimor studenti aftësohet të:
Mundësi punësimi:
Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin “Infermieri” në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit(MAS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e programit “Infermieri” dhe e “Universiteti Barleti” bëhet përmes formularit A2 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MAS.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në dy raunde të cilat përcaktohen nga MAS.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UniBa-së vetëm kur e zgjedh UniBa programin “Infermieri”.
Në programin “Infermieri”, cikli i parë i studimeve Bachelor, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në programin “Infermieri”, cikli i parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MAS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MAS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin “Infermieri” në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në ciklin Bachelor është 3 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve në ciklin Bachelor është 6 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.