“We the People” në hapësirën “Open Agora” të UB, duke u aftësuar për të shprehur dhe ushtruar demokracinë pjesëmarrëse e gjithëpërfshirëse.
Nën logon “We the People “, në një format krijues të favorizuar nga hapësira kreative e kampusit universitar, auditori u transformua në “Open Agora”, ku studentët artikuluan qëndrimet dhe idetë e tyre, jo vetëm si përjetues të politikave dhe qeverisjes të cilën e delegojnë, por edhe si aktorë pjesëmarrës në politkëbërje dhe qeverisje. Veprimtaria është pjesë e punës studimore me fokus edukimin dhe praktikimin e demokracisë pjesëmarrëse. Këtë herë në “Open Agora”, të universitetit “Barleti” studentët e shkencave politike ushtruan aftësitë dhe njohuritë e fituara në auditore, për të aplikuar modelin e demokracisë pjesëmarrësë. Kësisoj, studentët qytetarë vendimmarrës, por edhe politikëbërës e qeverisës të ardhshëm, ushtruan njëherazi edhe aftësimin e të folurit në publik, duke artikuluar qëndrimin dhe ide mbi zhvillimet në vend.
Për të nxitur modelin dhe prakatikat e politikëbërjes së hapur dhe pjesëmarrëse, në veprimtari morën pjesë aktive edhe studentë të ftuar nga institucione dhe fusha të tjera studimore. Veprimtaria u mbështet nga stafi akademik dhe studentë të universitetit “Barleti”.
