Për të shtatin vit rradhazi "Universiteti Barleti" organizoi ditën e verës për studentët e këtij institucioni me ndihmën se studentëve, unionit studentor dhe nën kujdesin e Dekanit të Studentëve. Ballokumet e Elbasanit, ato të vërtetat, dhe veroret bardh e kuq si simbol i pastërtisë dhe shëndetit ishin simbolet e kësaj dite. Aktiviteti u përshëndet nga rektori i Universitetit prof. dr.Marenglen Spiro dhe nga stafi pedagogjik.
Institucioni ynë duke synuar të ketë gjithmonë në qendër studentin di të krijojë përherë një ambjent të ngrohtë dhe familjar për të gjithë!
Nga mot gëzuar!
