Në kuadër të nisjes së vitit akademik 2026–2027, dita e dytë e programit të orientimit iu kushtua njohjes së studentëve të vitit të parë me jetën studentore në Universitetin Barleti dhe mundësitë që ofron komuniteti universitar.
Gjatë këtij takimi, studentët u njohën me Klubet Studentore, Bibliotekën, Zyrën Erasmus+, Kartën Rinore dhe Studentore, si dhe me një sërë shërbimesh të tjera të rëndësishme në funksion të studentit.
Përtej auditorëve dhe angazhimeve akademike, Universiteti Barleti synon të krijojë një përvojë të plotë studentore, duke nxitur përfshirjen, bashkëpunimin, zhvillimin e talenteve dhe pjesëmarrjen aktive në jetën universitare.
Studentët e interesuar për t’u bërë pjesë e Klubeve Studentore Barleti mund të aplikojnë përmes formularit të aplikimit. https://docs.google.com/forms/u/1/d/1kzfAHxtwBvn3saCkhIoHyP-O2wWRbPJ09gsKfB_BAn4/edit?usp=drive_web&ouid=103419620926219008588
Pasurojeni jetën tuaj studentore me eksperienca të reja, ide, miqësi dhe mundësi të shumta në komunitetin Barleti.
