Në kuadër të angazhimit të Universitetit Barleti për të sjellë pranë studentëve ekspertë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, studentët e programit Master i Shkencave në Studime Europiane morën pjesë në një leksion të hapur të zhvilluar nga PhD Gjergji Tafa, Konsulent Biznesi AltaStatus dhe ekspert i politikave ekonomike.
Gjatë leksionit, Tafa trajtoi temën “Transformimi Digjital në Administratën Publike: Perspektiva e Modelit TAFA”, duke ndarë me studentët njohuri teorike dhe praktike mbi sfidat dhe mundësitë që sjell digjitalizimi i institucioneve publike.
Diskutimi u fokusua në rolin e teknologjisë në përmirësimin e efikasitetit institucional, rritjen e transparencës, ofrimin e shërbimeve publike më cilësore dhe ndikimin e këtyre proceseve në zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian.
Leksioni u shoqërua me diskutime interaktive, ku studentët patën mundësinë të shkëmbejnë ide dhe të adresojnë pyetje mbi praktikat bashkëkohore të transformimit digjital dhe implikimet e tyre për administratën publike në Shqipëri dhe më gjerë.
