Sot u zhvillua dita e dytë e forumit shkencor ndërkombëtar “Barleti Scientific Forum XXI”, e cila u përmbyll me ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për referuesit pjesëmarrës në forum.
Gjatë aktivitetit, prezantimet shkencore u zhvilluan në 5 panele paralele, të organizuara sipas tematikave dhe fushave kërkimore:
- AKKSH & Studentë të Doktoraturës
- Ekonomi, Qeverisje dhe Drejtësi
- Shkencat Mjekësore
- Shkencat Sociale, Turizëm dhe Sporte
- Shkencat e Aplikuara dhe Industritë Kreative
Barleti Scientific Forum XXI vijon të shërbejë si një platformë e rëndësishme për promovimin e kërkimit shkencor, shkëmbimin e ideve dhe bashkëpunimin akademik ndërmjet studiuesve, pedagogëve dhe studentëve.
