Në bashkëpunim me Junior Achievement of Albania, Klubi i Debatit në Universiteti Barleti nisi një program të strukturuar trajnimesh, me fokus zhvillimin e aftësive të debatit dhe përgatitjen e studentëve për përfaqësim në arenën kombëtare dhe rajonale.
Gjatë trajnimit, studentët u njohën me:
- konceptin dhe rëndësinë e debatit;
- llojet dhe strukturën e debateve;
- teknikat e argumentimit dhe ndërtimit të një debati efektiv;
- zhvillimin e aftësive në të menduar kritik, të folur publik, hulumtim, dëgjim aktiv dhe punë në grup.
Përmes sesioneve interaktive dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit patën mundësinë të forcojnë komunikimin bindës dhe aftësinë për të analizuar dhe mbrojtur argumente në mënyrë profesionale.
Klubi i Debatit #UniBa synon të përfaqësojë Universitetin Barleti në konkurse dhe aktivitete debati në nivel kombëtar dhe rajonal, duke promovuar kulturën e debatit akademik dhe qytetar tek studentët.
