Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti Barleti mirëpriti Manuel Carlos Nogueira nga Universidade de Aveiro (DEGEIT) në një diskutim të hapur me studentët e programeve master në Financë-Kontabilitet.
Tema e takimit u fokusua në rëndësinë e financial literacy dhe rolin që edukimi financiar luan në vendimmarrje, menaxhimin efektiv të burimeve dhe zhvillimin profesional në një treg pune gjithnjë e më dinamik dhe konkurrues.
Gjatë bashkëbisedimit, studentët patën mundësinë të ndajnë mendime dhe të diskutojnë mbi sfidat dhe praktikat bashkëkohore në fushën e financës, duke përfituar nga eksperienca dhe perspektiva ndërkombëtare e profesorit të ftuar.
