Kampionati i Basketbollit, i organizuar nga Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve në bashkëpunim me Klubin e Sportit, nën kujdesin e Prof. Andrea Troja, u zhvillua me sukses, duke sjellë energji, konkurrencë dhe frymë sportive në ambientet e universitetit.
Në këtë aktivitet morën pjesë skuadra të përbëra nga studentë të programeve të ndryshme të studimit, duke krijuar një ndërthurje të bukur mes disiplinave akademike dhe pasionit për sportin. Ndeshjet u karakterizuan nga një nivel i lartë angazhimi, bashkëpunimi dhe respekti të ndërsjellë mes ekipeve.
Gjatë kampionatit u evidentua jo vetëm aftësia sportive e studentëve, por edhe shpirti i garës, fair-play dhe dëshira për të dhënë më të mirën në çdo moment të lojës. Ekipet konkuruese treguan përkushtim, strategji dhe vendosmëri, duke e kthyer këtë kampionat në një eksperiencë motivuese dhe të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Ky aktivitet shërbeu gjithashtu si një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes studentëve, për të promovuar një stil jetese aktiv dhe për të nxitur pjesëmarrjen në aktivitete sportive brenda komunitetit universitar.
