Më 10–11 mars 2026, përfaqësues të Universitetit Barleti morën pjesë në takimin hapës të projektit EDU5WB – Empowering VET Education at Level 5 in the Western Balkans, i zhvilluar në Zagreb, Kroaci.
Projekti, i financuar nga Erasmus+, synon forcimin e arsimit dhe formimit profesional (VET) përmes zhvillimit të kualifikimeve të harmonizuara me standardet europiane, me fokus në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Universiteti Barleti u përfaqësua nga Prof. Asoc. Dritan Sallaku, Dr. Dorina Xhani dhe Dr. Adriana Qafa, të cilët kontribuan në diskutimet mbi zhvillimin e kualifikimeve të nivelit 5 dhe përafrimin e tyre me kërkesat e tregut të punës.
Projekti vendos theks në sektorin e turizmit dhe në zhvillimin e aftësive digjitale dhe të gjelbra, duke synuar rritjen e punësueshmërisë dhe modernizimin e sistemeve të VET-it në rajon.
