Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti Barleti hap thirrjen për aplikime për mobilitet studentor për semestrin e parë të vitit akademik 2026–2027 në University of Córdoba, Spanjë.
Ky mobilitet u ofron studentëve mundësinë të ndjekin studimet për një semestër në kurse të ofruara në gjuhën angleze, duke përfituar nga një përvojë ndërkombëtare akademike dhe kulturore.
Periudha e mobilitetit: Shtator – Dhjetor 2026
Afati i aplikimit: 30 Mars 2026
Kërkesa për gjuhën: Certifikatë e vlefshme e gjuhës së huaj, minimumi niveli B1
