Në kuadër të projektit CBHE: RES-UNI, nën udhëheqjen e WSGE-University of Applied Sciences dhe Firat University, koordinator i projektit, do të organizohet një cikël trajnimesh për studentët mbi Big Data.
Për të aplikuar, duhet të përgatisni dokumentet e mëposhtme (në anglisht):
- CV (preferohet formati Europass)
- Academic Transcript
- Certifikatë e Gjuhës Angleze (nëse disponohet)
- Letër Motivimi
- Letër Reference (opsionale)
Aplikimi kryhet nëpërmjet këtij linku:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSc83bI6HQhiCDBRAFMQ_rqpYJij2rDwE7fP8tNZF5gfStNXPw/viewform?pli=1
Aplikimet janë të hapura deri më datë 26.02.2026. Vendet janë të kufizuara!
Universiteti Barleti është pjesë e projektit evropian Research Universities (RES-UNI), i cili synon modernizimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e kapaciteteve të akademikëve dhe studentëve në fushat e Transformimit Digjital, Big Data dhe Data Management.
Për më shumë informacion mbi projektin, klikoni këtu: https://resuni.umb.edu.al/
