Në kuadër të zhvillimit akademik dhe praktik në programin e Arkitekturës, studentët e Arkitekturë II realizuan një detyrë që ndërthur analizën, konceptimin dhe krijimin.
Procesi nis me analizat formale të një arkitekture të njohur, duke identifikuar elementët përbërës dhe logjikën e saj hapësinore. Këto analiza përkthehen më pas në një lojë të mirëfilltë, të strukturuar mbi rregulla të qarta dhe të mirëpërcaktuara.
Në një fazë të dytë, rregullat e krijuara transformohen në kompozim forme dhe hapësire, të udhëhequra nga parimet e John Hejduk dhe sistemi 9x9 Square Grid, duke nxitur mendimin kritik dhe eksperimentimin kreativ.
Produktet finale të këtij procesi përfshijnë vizatime, diagrame dhe makete në shkallë arkitektonike dhe urbane, të cilat pasqyrojnë jo vetëm aftësitë teknike të studentëve, por edhe qasjen e tyre inovative ndaj projektimit.
Kjo detyrë dëshmon përkushtimin dhe pasionin e studentëve të Arkitekturë II, si dhe rëndësinë e metodave bashkëkohore të mësimdhënies në formimin e arkitektëve të së ardhmes.
