Në kuadër të lëndës “Studio Dizajn Interieri 1”, nën drejtimin e ark. Marsida Cara, studentët e vitit të tretë prezantuan konceptet e tyre lidhur me organizimin dhe trajtimin e hapësirës arkitektonike, duke rivitalizuar qasjen e banimit në përputhje me kërkesat dhe nevojat e klientit.
Përmes këtij procesi, studentët u angazhuan në zhvillimin e ideve kreative dhe funksionale, duke analizuar raportin mes formës, funksionit dhe përvojës së përdoruesit në hapësirën e brendshme.
Rëndësia e Dizajn Interieri nis nga banimi - hapësira më e vogël dhe më themelore ku zhvillohet jeta e përditshme. Pikërisht në këtë nivel fillestar, vëmendja ndaj detajit bëhet thelbësore, duke ndikuar drejtpërdrejt në formimin e një qasjeje profesionale dhe kritike tek studentët.
Ky ushtrim akademik i ndihmon studentët të kuptojnë se si konceptet teorike përkthehen në zgjidhje konkrete, duke balancuar estetikën me funksionalitetin dhe duke iu përgjigjur kërkesave reale të projektimit bashkëkohor.
