Më 2 dhe 5 shkurt, Njësia e Zhvillimit të Kurrikulës dhe Cilësisë (NJZHKC) zhvilloi takimet e radhës me Grupet e Vlerësimit të Brendshëm për programet që po i nënshtrohen akreditimit periodik në Departamentin e Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit, si dhe në Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sporteve.
Gjatë takimeve u diskutua në mënyrë të detajuar mbi dokumentacionin dhe evidencat e përditësuara, standardet e vetëvlerësimit, si dhe sfidat e hasura deri në këtë fazë të procesit. Këto takime kanë si qëllim forcimin e koordinimit institucional dhe përmbushjen e kritereve të akreditimit, në përputhje me standardet e ASCAL-it.
