Studentët e vitit të tretë të programit “Edukimi Fizik dhe Sporte” zhvilluan praktikën mësimore në Korçë dhe në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të lëndëve “Ski” dhe “Guidë Turistike”.
Gjatë kësaj eksperience, studentët u angazhuan në situata reale profesionale, duke u përballur me sfida të lidhura me sportet dimërore, orientimin turistik dhe menaxhimin e grupeve. Kjo praktikë shërben si një urë lidhëse midis auditorit dhe tregut të punës, duke i pajisur studentët me aftësi konkrete që kërkon profesioni i tyre i ardhshëm.
