Në kuadër të Kursit për Udhërrëfyes Turistik, Specialitet i Veçantë (Hiking/trekking), Universiteti Barleti po zhvillon praktikat profesionale në terren, si pjesë përbërëse e programit të formimit profesional.
Gjatë këtyre praktikave, pjesëmarrësit angazhohen në zbatimin praktik të teknikave bazë dhe të avancuara të hiking/trekking në përdorimin korrekt të pajisjeve të sigurisë, si dhe në simulimin e situatave reale të guidimit në turizmin e aventurës.
Praktikat zhvillohen nën mbikëqyrjen e trajnerëve të specializuar nga Albania Adventure dhe synojnë përgatitjen e udhërrëfyesve turistikë me kompetenca profesionale për operim të sigurt dhe cilësor në terren.
Ky kurs kontribuon në forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit dhe tregut të punës, duke mbështetur zhvillimin e turizmit aktiv dhe të aventurës në Shqipëri.
