Qeveria Studentore e Universitetit Barleti zhvilloi takimin e planifikuar, në të cilin ishte e pranishme dhe Rektorja e Universitetit, Prof. Dr. Suzana Guxholli.
Axhenda e takimit u përqendrua në dy shtylla kryesore: zhvillimin e diskutimeve konstruktive për mbështetjen e iniciativave studentore dhe paraqitjen e sugjerimeve konkrete nga përfaqësuesit për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe jetës akademike.
Qeveria Studentore, si një mekanizëm thelbësor i përfaqësimit studentor, luan rol kritik në përcjelljen e ideve dhe propozimeve të studentëve drejt stafit drejtues, duke kontribuar kështu në një proces akademik dhe një përvojë studentore në përmirësim të vazhdueshëm.
