Debati i zhvilluar nën drejtimin e profesor Rezart Priftit, trajtoi një temë njëkohësisht konceptuale dhe reale, ideologjike e praktike: A duhet të jenë të famshmit modele për të rinjtë sot? Diskutimi u zhvillua me shumë finesë nga dy grupet pjesëmarrëse, të cilat shfaqën pikën e tyre më të fortë gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve.
Ky debat përbën një ushtrim të vlefshëm për zhvillimin e aftësive analitike, komunikuese dhe menaxheriale, duke kontribuar në formimin akademik dhe profesional të studentëve.
